Të jesh nën kujdestari ose të largohesh nga kujdesi – Fjalë të rëndësishme dhe çfarë kuptimi kanë

 

Të jesh nën kujdestari Nëse jeni të mbështetur nga shërbimet sociale dhe keni një punonjës(e) sociali quhet ‘të jesh në kujdes’ ose ‘të kujdesesen për ty’.

Nëse jeni nën kujdes ju mund të jetoni me një kujdestar ose në një shtëpi të përbashkët me punonjësit kryesorë që janë personel atje për t’ju mbështetur.

Këshilli Vendor/Autoriteti Lokal Pjesa lokale e qeverisë e cila është përgjegjëse për shërbimet (gjëra të tilla si shkollat, strehimi dhe kujdesi për njerëzit që kanë nevojë për mbështetje) në secilën zonë në vend (për shembull Manchester City ose Southwark ose Brent në Londër).

Shërbimet sociale janë pjesë e këshillit vendor.

Shërbimet Sociale/Shërbimet e Fëmijëve Departamenti në këshillin tuaj vendor i cili është përgjegjës për t’ju mbështetur nëse jeni fëmijë ose i ri në këtë vend pa prindërit tuaj ose anëtar tjetër të familjes për të jetuar dhe për tu kujdesur për ju.
Lënës nga kujdesi Nëse jeni 16 vjeç e lart dhe jeni nën kujdes duhet të mbështeteni për të planifikuar kur të mbushni 18 vjeç.

Kur mbush 18 vjeç ju quheni “lënës i kujdesit”. Pritet që të jeni më të pavarur dhe të menaxhoni më shumë gjëra për veten tuaj, por këshilli juaj vendor ka ende një përgjegjësi për t’ju mbështetur deri në moshën 25 vjeç.

Ata duhet të ndihmojnë me strehimin, arsimin dhe mbështetje tjetër që ju nevojitet.

Plani Pathway (Plani i përgatitjes së largimit nga kujdestaria) Plani Pathway (Përgatitja e largimit nga kujdestaria) është një pjesë vërtet e rëndësishme e largimit nga kujdesi. Është një dokument ligjor që duhet të përfshijë atë mbështetje që do të merrni nga shërbimet sociale për t’ju ndihmuar të jetoni në mënyrë të pavarur dhe të arrini qëllimet tuaja.

 

Ju dhe punonjësi juaj social ose mbështetës duhet të punoni së bashku në Planin tuaj Pathway që kur të mbushni 16 vjeç.

Plani juaj duhet të rishikohet çdo 6 muaj për t’u siguruar që është akoma i duhuri për ju.

Oferta lokale e larguesve nga kujdestaria Ky është një dokument që mund ta gjeni në faqen e internetit të këshillit tuaj. Ai ka informacion mbi mbështetjen që këshilli u jep atyre që largohen nga kujdesi. Ai liston se çfarë mbështetje është në dispozicion dhe çfarë duhet të marrin ata që largohen nga kujdesi.
 

Bursë

 

Paratë për të cilat mund të aplikoni për të ndihmuar në pagimin e udhëtimit, librave ose tarifave të kurseve për universitetin ose kolegjin. Ju duhet të pyesni punonjësin tuaj mbështetës/këshilltarin personal për këtë.
Pagesa për lënien e shtëpisë/Kredi falas për rregullimin e shtëpisë Paratë që vijnë nga shërbimet sociale për t’ju ndihmuar të blini gjërat që ju nevojiten kur zhvendoseni në një apartament të ri për shembull mobilje, një frigorifer, një ngrohëse uji dhe tigan.
Përjashtim nga taksat e këshillit Taksa e këshillit është para që i paguani këshillit tuaj vendor nëse jeni 18 vjeç e lart dhe zotëroni ose merrni me qira një shtëpi.

Nëse merrni “përjashtim nga taksat e këshillit” ose jeni “të përjashtuar nga pagesa e taksës së këshillit” kjo do të thotë që nuk keni pse ta paguani atë.

 

Njerëzit

Punonjës sociali Punonjësi juaj i socialit punon për këshillin vendor. Ata janë personi kryesor në këshill me të cilin duhet të flisni kur keni nevojë për diçka.
PA (Këshilltar personal) Ky/kjo është si një punonjës sociali, por për ata që lënë kujdesin. Ata duhet t’ju japin mbështetje deri në moshën 25 vjeç, nëse dëshironi apo keni nevojë për të.
Kujdestar(e) Dikush me të cilin jetoni në shtëpinë e tij/saj nëse jeni nën kujdes. Ata veprojnë si prindërit tuaj derisa të mbushni 18 vjeç, ndonjëherë edhe më gjatë. Ata gatuajnë dhe kujdesen për juve.
Punonjës(e) kryesor/kyç Nëse jeni nën 18 vjeç dhe jetoni në një shtëpi të përbashkët me të rinjtë e tjerë, do të ketë punonjës kryesorë për t’ju mbështetur ju dhe të rinj të tjerë në shtëpi.
Përkthyes(e) Një person që ndryshon fjalët e njerëzve që flasin gjuhë të ndryshme në mënyrë që ata të kuptojnë njëri -tjetrin.
Këshilltar(e) Dikush që nuk punon për këshillin tuaj që ju ndihmon me këshilla për të drejtat tuaja dhe gjithçka që nuk jeni të kënaqur në këshillin tuaj, për shembull nëse nuk po merrni mbështetjen që ju nevojitet.
Avokat(e) Dikush që di për ligjin. Ata mund t’ju japin këshilla ligjore dhe t’ju ndihmojnë nëse këshilli juaj vendor nuk ju jep atë që sipas ligjit ju duhet të merrni.