Emigracioni dhe azili – Fjalë të rëndësishme dhe çfarë kuptimi kanë

 

Emigrim Emigrim do të thotë të lëvizësh nga një vend për të jetuar në një vend tjetër.

Njerëzit që punojnë në emigracion në Mbretërinë e Bashkuar punojnë me njerëz që janë shpërngulur në këtë vend.

Azil kërkues(e) Një person që ka lënë vendin e tyre për të shkuar diku më të sigurt dhe ka aplikuar për t’i dhënë statusin e refugjatit në një vend tjetër.
Refugjat(e) Një person që ka lënë vendin e tij/saj dhe lejohet të qëndrojë në një tjetër pasi ata kanë vërtetuar se është e pasigurt për ta që të kthehen në vendin e tyre.
Statusi i refugjatit Nëse ju jepet statusi i refugjatit kjo do të thotë që Ministria e Brendshme ju ka lejuar të qëndroni në MB si refugjat.
Procesi i azilit Hapat që ndërmerrni për të aplikuar për të marrë statusin e refugjatit në MB.
Vlerësimi i moshës Nëse nuk keni ndonjë dokument për të vërtetuar sa vjeç jeni (për shembull një pasaportë ose certifikatë lindjeje) dhe Ministria e Brendshme apo punonjësi/ja juaj e socialit nuk besojnë se jeni në moshën që thoni se jeni, ata do të bëjnë një ‘vlerësim moshe’.

Kjo përfshin një ose më shumë takime me dy punonjës socialë. Ata do t’ju bëjnë pyetje për të vendosur se në cilën moshë mendojnë se jeni.

Ministria e Brendshme Departamenti qeveritar përgjegjës për emigracionin.
Apeli Nëse merrni një vendim emigracioni që mendoni se është i gabuar, mund t’i kërkoni një gjykate të vendosë nëse është i saktë apo duhet ndryshuar. Një avokat/përfaqësues ligjor ju ndihmon ta bëni këtë.
Gjykata Një vend ku vendimet ligjore merren nga një gjyqtar(e).
Intervistë substanciale (e madhe) Intervista e madhe ku Ministria e Brendshme ju pyet arsyet pse jeni të pasigurt në vendin tuaj dhe vendos nëse do t’ju japë statusin e refugjatit në këtë vend.
Ndihma ligjore Paratë nga qeveria për të paguar për avokatët ,për njerëzit që nuk kanë para të mjaftueshme për të paguar.

 

Njerëzit/personat

Avokat(e) emigracioni Personi që di për ligjin dhe mund t’ju ndihmojë të aplikoni për statusin e refugjatit nga Ministria e Brendshme, apo të apeloni vendimet.
Përkthyes(e) Një person që ndryshon fjalët e njerëzve që flasin gjuhë të ndryshme në mënyrë që ata të kuptojnë njëri -tjetrin.
Të rritur të përshtatshëm Dikush që të kujdeset për ju dhe t’ju mbështesë për të folur për veten në një vlerësim moshe ose në intervistën tuaj të madhe me Ministrinë e Brendshme.
Gjykatës(e) Personi në një gjykatë i cili merr një vendim për rastin tuaj gjatë një apeli.
Deputet(e) Personi nga qeveria përgjegjës për zonën tuaj lokale.

Nëse keni pritur për një kohë shumë të gjatë për intervistën ose vendimin tuaj në rastin tuaj, mund t’i kërkoni deputetit tuaj t’i shkruajë zyrës së Ministrisë së Brendshme.

Ju Personi më i rëndësishëm në këtë proces!